Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri kanë arritur majat e suksesit në Itali, por gjatë periudhës që Iliri ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, u tha se dy balerinët i kishin dhënë fund miqësisë së tyre.

Këtë gjë e bëri të ditur Oni Pustina në një deklaratë të tij ku tha se Iliri nuk kishte asnjë komunikim Kledin. Më tej Pustina u shpreh se konkurrenti ishte xheloz për famën e Kadiut në Itali. Por e gjithë kjo dilemë mori fund kur Kadiu u shfaq me një mesazh mbështetës për mikun dhe kolegun e tij.

Së fundmi Iliri ka festuar 49 vjetorin dhe ka marrë shumë urime, mes tyre edhe nga Kledi. Ky i fundit e ka uruar me një video të vjetër ku dyshja janë duke kërcyer së bashku një valle traditcionale shqiptare, teksa ka shkruar : “Edhe 100! Ilir Shaqiri”.

Shaqiri e ka ripostuar urimin e mikut të tij dhe ka shkruar “Qejf o qejf”.


