Boksieri i njohur Kristian Prenga ka befasuar Kanadanë mbrëmjen e djeshme duke shënuar fitoren e radhës dhe duke u shpallur Kampion në NRBA i Kanadasë në peshat e rënda.

26 vjeçari i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët duke marrë titullin e kampionit në pasha të rënda në Canadian Heavyweight Championship Fight, ku u ndeshë me një konkurrent tjetër.

Padyshim pas fitores ka nisur festa e vërtet ku nuk ka munguar këndimi i himnit shqiptar, si dhe valëvitja e flamujve kuq e zi në mes të Kanadasë.

Atmosferën festive e ka përcjell aktori i njohur Bes Kallaku nëpërmjet një videoje që ka shpërndarë në adresën e tij, ai ka qenë i pranishëm gjatë ndeshjes duke mbështetur mikun e tij.
