Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj e ftuar në "Jeto me Orën", ka folur për marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, duke zbuluar edhe mesazhet e fundit që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Dembacaj u shpreh se në dashurinë e saj ka turbulenca “të lehta” dhe se është shumë e lumtur që diskutimet e saj dhe Frrokut shkojnë vetëm në debate.

“Patjetër që ka turbulenca, turbulenca shumë të lehta do thoja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë dhe shumë krenare, sepse diskutimet ton shkojnë maksimumi në debate. Në fillimet tona… të lexoj çfarë i kam thën sot Markut. Unë gjatë gjithë kohës bëj shumë shaka me Markun sepse dua ta kujtoj gjatë ditës, por nuk e besdis ndonjëherë, as ai mua, me këtë “alo ça po bën”. Më duken shumë klishe. Dhe për t’i thënë në një farë mënyre tjetër që e dua i thashë: “Zemër ka raste që mendoj se nuk do të të lë asnjëherë dhe frikësohem. Se sikur po më ndryshon karakteri.”

“Hahaha”-thotë, “Po si i ke këto medime zemër. Ti vetëm me mua se s’ka si bëhet ndryshe”, tregoi Rudina.



