Donaldi postoi së fundmi një deklaratë në Instagram ku shprehej se po priste që “bora të shkrihej”. Kjo fjali u përkthye si pendim i tij për humbjen që ka pësuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe se ai po mundohet të rifitojë moderatoren Bora Zemani.

Disa orë pasi Donaldi kishte publikuar deklaratën e tij, Semi Jaupaj e cila është shoqja e ngushtë e Borës, bëri një postim që po thuhet se i dedikohet Donaldit.

Semi ka postuar disa foto të saj në Instagram, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte thënia e përzgjedhur.

“Ti e di se nuk është njësoj siç ishte”, shkruan Semi.

