Nga Shqipëria / E Martë 12 Prill 2022, 18:06

Sulm në metronë e New York-ut, 6 viktima

Një sulm ka ndodhur pak më parë në metronë e Brooklyn-it në New York. Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njërezit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.

Autoritetet raportojnë se kanë gjetur edhe disa eksplozivë që nuk kanë shpërthyer në ambientet e metrosë së Brooklyn-it.

Paraprakisht raportohet për 13 të plagosur nga të shtënat. Zona është e përfshirë nga kaosi me njerëz që kërkojnë ndihmë dhe policë që janë vënë pas autorëve të dyshuar.

Nuk ka ende të dhëna se kush mund të qëndrojë pas këtij sulmi.