Ditën e djeshme Donaldi theu heshtjen për herë të parë që pas daljes nga “Big Brother VIP”. Në një postim në Instagram ai shkruante se ka mbyllur porta që nuk duhet t’i kishte hapur kurrë referuar lidhjes me Beatrix. Më tej shprehej se i ka kërkuar falje Borës dhe se po pret që me ndihmën e diellit dhe kohës “Bora të shkrihet”.

“Jam i lumtur për eksperiencën, por i penduar për humbjen time aty, një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthej’’, shkruante Donaldi.

Pak orës pas kësaj deklarate Donaldi postoi një video pa bluzë dhe mbante varsen që ia dhuroi Borës. Këtë video aktori e shoqëroi me këngën “Say something” teksti i të cilës thotë: “Thuaj diçka, po dorëzohem para teje”. Në videon e tij, Donaldi ka shkëputur pjesën: "Unë do ta gëlltis krenarinë time, ti je ajo që dua”.






