Këngëtari i grupit NBG Band, ditën e sotme feston ditëlindjen, dhe nuk mund të mungonte urimi nga bashkëshortja e tij Lolita.

Ajo është kujdesur që në këtë ditë të veçantë ti bëjë një surprizë tepër speciale të dashurit të saj. Pasi ora ka shënuar 00:00 ajo e ka befasuar këngëtarin duke i përgatitur një mbrëmje shumë romantike.

Me anë të një postimi në Instagram, Besniku ka shpërndarë një video nga kjo natë ku nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, të verës dhe të muzikës romantike, ai i uron vetes ditëlindjen, duke falënderuar njeriun e zemrës për këtë surprizë.
Besniku dhe Lolita i dhanë fund beqarisë këtë vit dhe shumë shpejt pritet që të bëhen prindër të një fëmije.

Burimi: Prive.al
