Nga Shqipëria / E Martë 12 Prill 2022, 16:04

Horrori në Fier/ Kjo është 30-vjeçarja që u vra nga vjehrri

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Vidhishtë të Roskovecit në Fier, ku 61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit Merushe Hazizi. Më pas, Hoxha vrau veten duke u varur në një pemë.

Vëllai dhe motra e Xhevahir Hoxhës tregojnë se ai nuk e pranonte të renë për nuse të djalit. 30-vjeçarja Merushe Hazizi bashkëjetonte prej kohësh me djalin e vetëm të 61-vjeçarit, Fatjonin dhe ishte nënë e 3 fëmijëve nga një martesë e parë.

Edhe Fatjoni ishte i divorcuar dhe baba i një fëmije. Ata kishin vetëm 10 ditë që ishin rikthyer në Vedhishtë, pasi kishin jetuar për disa kohë në Vlorë. Xhevahir Hoxha nuk e ka pranuar nusen e dytë të djalit, debatet për këtë shkak kanë qenë të vazhdueshme dhe shpesh herë për të shuar konfliktet ka qenë prezente edhe policia.

Burimi: tvklan.al