Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Roskovec të Fierit, ku një 61 vjeçar, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Mësohet se fillimisht është gjetur i varur nga familjarët jashtë banesës së tij 61-vjeçari, ndërsa më pas, kur kanë hyrë brenda, ata kanë gjetur të pajetë edhe nusen e familjes, e cila kishte marrë plagë të rëndë me thikë.
Raportohet se autori ka pasur grindje të vazhdueshme me 30-vjeçaren, pasi nuk pranonte që djali i tij të martohej me të, pasi kishte qenë edhe më parë e martuar.
Konfliktet kanë arritur kulmin ditën e sotme, kur vjehrri i ka kërkuar bashkëjetueses së tij që të largohet nga banesa, por ajo nuk ka pranuar dhe kjo ka çuar deri në agravimin e situatës, duke shkaktuar dy të vdekur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa dyshohet se paraprakisht kemi të bëjmë me një konflikt në familje, që ka çuar deri në këtë akt fatal.
Burimi: gazetashqiptare.al
