Nga Shqipëria / E Martë 12 Prill 2022, 14:02

Babis del para gjykatës: E dua gruan time, kurrë s’kam dashur ta lëndoj

Babis Anagnostopoulos ka dalë sot përpara Gjykatës në Athinë, pasi akuzohet se për vrasjen e të shoqes së tij 20-vjeçare Karolina, më 11 maj të 2021-it.

Protothema.gr ka publikuar fragmente nga dialogu i Babis me kryetaren e gjykatës në fillim të gjykimit për vrasjen e Karolinës. Babis ka thënë në gjyq se kurrë nuk ka dashur të lëndojë bashkëshorten e tij dhe se e donte atë. Ai tha se ky fakt nuk ka për të ndryshuar kurrë, ai tha se gjithmonë do e dojë gruan e tij, të cilën e vrau në sy të fëmijës së tyre 11 muajsh.

"Kurrë nuk kam pasur ndërmend ta lëndoj gruan time. E kam dashur dhe e dua. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë, që nga dita që e takova. Kjo është deklarata ime, nuk e kisha bërë me plan. Asnjë fitim për mua nga ky veprim", tha Babis.