Pas humbjes së nënës nga një sëmundje e rëndë, moderatorja Fjoralba Ponari vijon punën e saj dhe periudhën e vështirë e kaloi në privatësi me familjarët e saj.

Së fundmi ajo ka vendosur t'i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve dhe një prej tyre i ka kërkuar ndjesë për pyetjen që do i bënte, pasi do i kujtonte dhimbjen e humbjes së nënës.

“Më fal që po pyes… sa mendon se do i mbash të zezat. Unë nuk e di se sa për babin”, i ka shkruar fansja.

“Si fillim ngushëllimet e mia për humbjen e babait! Nuk ka humbje më të madhe për një fëmijë sesa të humbasësh prindin. Por uroj po ashtu që të mos mundosh veten për mungesën e tij, e kjo disfatë e jetës të të shërbejë si forcë për t’u ringritur dhe më e guximshme.
Sa për veshjet, unë jam ende me të errëta, jo të zeza, por mendoj se është shumë personale dhe asnjë ngjyrë në rroba nuk rrit dhe as zvogëlon dhimbjen që ti ndjen. Fundja mund të veshësh gjithë ngjyrat e ylberit dhe shpirtin ta kesh po plagë”, shkruan Fjoralba.




