Nga Shqipëria / E Hënë 11 Prill 2022, 23:11

'Je manipulatore', Arjani dhe Laureta kapen sërish keq me njëri-tjetrin

Debati i nisur në puntatën e "Për’puthen Prime" midis opinionistit Arjanit Konomi dhe motrave, Laureta e Rrushe vijoi edhe në puntatën e së hënës. 

Pas transmetimit të pamjeve nga prapaskenat e debatit në Prime, debati vijoi me akuza ndaj njëri-tjetrit.

Arjani i qëndroi mendimit të tij duke thënë se Laureta bën sikur nuk kupton, duke e quajtur manipulatore.

“Jam e vetmja qe nuk bej manipulime ktu”, iu përgjigj Laureta.

Opinionisti shprehet se Laureta nuk do të ndryshojë pasi nuk dëgjon, ndërsa shtoi se ajo ka ardhur për teatër.