Nga Shqipëria / E Hënë 11 Prill 2022, 23:11

'Jam një vit më e pjekur', Bieta surprizohet për ditëlindje në emision

Në hyrje të puntatës së sotme të “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, moderatorja mori një surprizë nga publiku me rastin e ditëlindjes.

Të shtunën e kaluar ajo festoi 37 vjetorin e lindjes, një detaj që e përmendi edhe në hyrje të emisionit të sotëm.

“Sot po vij një vit më e pjekur para jush”, tha me humor Bieta, pak sekonda para se zonjat e publikut ta surprizonin me një buqetë më lule.