Nga Shqipëria / E Hënë 11 Prill 2022, 21:09

'Më tallnin pafund', Lei Kraja tregon ç'i thonin koleget kur nisi punë në televizion

Moderatorja e sportit, Lei Kraja ka folur së fundmi rreth fillimeve të karrierës së saj në Shqipëri, fillim aspak i lehtë për shkak të problemeve me gjuhën shqipe. Lei, e cila më parë ka jetuar në SHBA tregoi se e ka pranuar ofertën dhe është rikthyer në Shqipëri pasi ka qenë në një periudhë të vështirë në jetën e saj.

“Bota e televizionit më ka pëlqyer, por më është dukur e pamundur. Sikur “ç’lidhje kam unë” ose “nuk e arrij dot”. Unë kam qenë modele, jo nga ato top top modele, por fotomodele në Amerikë. Kam qenë edhe te Miss Amerika. Kur më ofronin punë këtu për televizion nuk mendoja që mund ta bëja për shkak të gjuhës. Nuk e dija gjuhën e kisha shumë të vështirë. Dhe kur arrita këtu, isha në një moment të vështirë edhe thashë pse jo mos ta provoj, isha edhe pa punë. U ktheva në Shqipëri sepse kisha disa oferta edhe thashë ta provoj”, tha Lei për “N’Zoom.”

Moderatorja tregoi se është përballur me shumë kritika dhe tallje nga koleget e saj të punës.

“Mësimi i gjuhës ka qenë shumë i vështirë në fillim. Për shkak se jam edhe shkodrane me origjinë dhe gjuha shkodrane nuk pranohet në televizion. Ishte pikë së pari e vështirë të dalloja gjuhën shkodrane dhe gjuhën letrare. Në fillim talleshin pafund me mua, një gjë shumë normale por ok. Më bëri disa momente të ndrojtur, dyshoja tek vetja, por nuk dorëzohesha. Thoja ok, rëndësi ka që të mos dorëzohem. Kisha disa kolege në punë që thonin, “Lei nuk bën për televizion.” Vetëm nga ato, dmth duhet t’i falendëroj, sepse isha në disa momente gati për t’u dorëzuar, sepse nuk e mendoja që ta vazhdoja. Pastaj thashë vetëm për shkak të atyre do ta vazhdoj karrierën, kështu që i falendëroj", tregoi Lei.