Nga Shqipëria / E Hënë 11 Prill 2022, 19:07

Fansat thonë se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar dhe s'kanë faj pas këtyre fotove

Loredana dhe Mozzik prej disa ditësh po përfliten për një ribashkim. Kjo ka bërë që çdo lëvizje e tyre të studiohet me kujdes nga fansat. Këta të fundit kanë vënë re se dy reperët kohët e fundit janë shfaqur me të njëjtat rroba. 

Mozzik dhe Loredana janë shfaqur me të njëjtin jelek së fundmi. Ata kanë postuar foto të ndryshme në rrjete sociale me këtë jelek jeshil.

Por kjo nuk duket të jetë rastësi pasi pak ditë më parë u panë edhe me çizme të njëjta. 

Mozzik dhe Loredana kanë pasur shumë luhatje në marrëdhënien e tyre që prej 2019, kur i dhanë fund lidhjes teksa deklaratat e forta dhe akuzat publike nuk munguan. Një vit më pas ata u ribashkuan dhe pasi bashkëpunuan për albumin e përbashkët “No rich parents”, u ndanë. 

Të pyetur nga ndjekësit nëse janë në një lidhje apo jo, të dy kohët e fundit kanë treguar se janë single.

Por nëse ka ndodhur një ribashkim tjetër mes tyre mbetet për tu mësuar.