Nga Shqipëria / E Hënë 11 Prill 2022, 18:06

U dënua me burg për ndërtim pa leje, Manja pret në zyrë Bojken Lakon, çfarë u vendos

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka pritur ditën e sotme në një takim në zyrë këngëtarin Bojken Lako, pasi ky i fundit u dënua nga gjykata e Tiranës me 3 vite burg për ndërtim të paligjshëm, i cili iu konvertua në shërbim prove.

Ministri i Drejtësisë shkruan në një postim në rrjetet sociale, se pavarësisht çfarë ka ndodhur, tashmë kryerja e shërbimit të provës nga ana e këngëtarit do të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni për këtë shërbim.

Gjithashtu, Manja shton se në kuadër të shërbimit të provës që Lako duhet të kryejë, ranë dakord për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë.

“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant”, shkruan Manja.