Arian Çani ka shumë vite që është pjesë e televizionit dhe emisioni i tij ‘Zonë e lirë’, tashmë është kthyer në një nga programet më të ndjekura në Shqipëri, por e keni menduar ndonjëherë se çfarë profesioni mund të kishe Çani nëse nuk do ishte gazetar? Këtë gjë na i ka rrëfyer prezantuesi mbrëmjen e djeshme.

Ndërsa të ftuar kishte Brikenën një vajzë e cila foli për pasionin e saj për flautin , Çani tregoi se edhe ai në fakt ka një lidhje me këtë instrument muzikor.

"Edhe unë mund të isha bërë flautist. Më çuan në flaut, më thoshin se kisha vesh muzike” – tha Çani, duke treguar në këtë mënyrë se në qoftë se nuk do i dedikohej gazetarisë me shumë siguri do i futej rrugës së muzikës, duke u bërë një flautist.


