Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar lajme se Zaimina Vasjari ka dalë në përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë. Sipas tyre, këngëtarja ka kaluar kufirin në Morinë, me fëmijët e mitur, pa prokurën e posaçme.

“Panorama Plus” ka kontaktuar me Zaiminën për të marrë variantin e saj të ngjarjes. Ajo e ka hedhur poshtë këtë histori, duke thënë se nuk ka kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët.

“Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem. Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje", është shprehur këngëtarja.



