Vajza e Valdrin Sahitit, Bella ka festuar së fundmi ditëlindjen. Ajo ka mbushur 4 vjeç dhe prindërit i kanë organizuar një festë përrallore.

Valdrini ka publikuar në rrjete sociale momente nga festa, ku shihet një arredim princeshash, me personazhe të njohur të “Disney-t”, shumë tullumbace dhe torta gjigante.

Kujtojmë se në gusht të vitit 2021, Valdrini dhe Edita u bënë prindër për herë të dytë, me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Paris.




