Nga Shqipëria / E Hënë 11 Prill 2022, 11:11

Një projekt që do të përfshijë fansat, çfarë po përgatit Adrola Dushi

Modelja shumë e dashur për publikun, Adrola Dushi ka bërë një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, ku këta të fundit i kanë drejtuar pyetje nga më të ndryshmet.

Një prej tyre e ka pyetur “A do të kemi një risi të re nga ti?” dhe Adrola ka zbuluar se po punon për një projekt të ri, i cili do të përfshijë dhe fansat.

"Ka kohë që po punoj për një projekt i cili ju përfshin edhe ju por akoma nuk jam gati të flas për të. Shpresoj shumë që të mirëpritet nga të gjithë kurdo që të jetë momenti të dalë në dritë", është shprehur modelja.