Nga Shqipëria / E Hënë 11 Prill 2022, 10:10

Habit Stresi, i çon Keisit mesazh publik: Mezi pres të ribashkohemi, dua të kemi një fëmijë…

Reperi i njohur, Stresi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “E Diell”. Në rubrikën “Dielli dhe Hëna”, ai u sfidua t’i dërgonte një mesazh publik rikthimi ish-partneres së tij, Keisit, e cila jeton në Kanada.

Stresi e mbante të shënuar në telefon emrin e saj si “E bukura Keisi” dhe kjo u vu re nga Nevina Shtylla. Reperi nuk hezitoi t’i shkruante, madje i tha se dëshiron të ketë një fëmijë me të.

"Keis, nuk di si ta them por mezi po pres që të ribashkohemi. Dëshira është shumë e madhe, besoj që dhe ti e di. Të kemi dhe një fëmijë bashkë, kemi kaluar shumë kohë dhe besoj që është momenti i duhur. Të dua shumë”, i tha ai.