Nga Shqipëria / E Diel 10 Prill 2022, 19:07

Monika Kryemadhi kujton ditët e rinisë më Metën: Vitet s’kanë rëndësi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar foto me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta, të shkrepur 28 vite më parë në Llogara dhe sot në Kepin e Rodonit.

Kryemadhi shkruan se nuk janë vitet ato që kanë rëndësi në jetë, por e rëndësishme sipas saj është mënyra si njerëzit jetojnë vitet.

“Nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme.  Faleminderit me zemër të gjithëve për urimet tuaja, jam e bekuar për familjen dhe miqtë e mi”, shkruan Kryemadhi, e cila një ditë më parë festoi ditëlindjen.