Nga Shqipëria / E Diel 10 Prill 2022, 15:03

‘Video e Gjikos duke dhunuar dikë’, reagon reperi

Përgjatë këtyre ditëve në rrjet kanë qarkulluar lajme se Gjiko ka dalë para Gjykatës pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur, të cilës i ka dhënë lëndë narkotike dhe e ka gënjyer që do ta ndihmonte në karrierë.

Madje së fundmi, kudo është përfolur se organet e drejtësisë së Kosovës posedojnë video, fotografi e materiale të tjera që vërtetojnë akuzat e lartpërmendura. Nisur nga kjo ka reaguar vetë Gjiko.

Ai ka publikuar në rrjete sociale një video ku i hedh poshtë të gjitha akuzat dhe paralajmëron se do të ngrejë padi për lajmet e pavërteta.

“Përshëndetje popull i dashur, nëpër gazeta po shkrujnë për mu që e paskan një video që unë e pasna dhunu dikan. Nëse e kanë atë video i them lirisht, të lutem publikojeni se edhe unë jam shumë kurioz për me e pa atë video. Ajo video nuk ekziston se nuk u bo kurrë, nuk ka ndodh kurrë se unë kurrë në jetë teme nuk e kam dhunu kërkën. Andaj qysh i kam bo paditë përpara kam me vazhdu me bo padi për krejt senet që i publikoni të pavërteta për mu. Kështu që ju vazhdoni me lajme unë vazhdoj me padia edhe e kqyrim në gjygj kush është tu rrejt e kush është tu e thonë të vërtetën. Kaq kisha, faleminderit shumë ditën e mirë vazhdoni javën, një Ramazan të këndshëm”, ka thënë reperi.