Nga Shqipëria / E Premte 1 Dhjetor 2017, 18:06

Era Istrefi dhe Faton Shoshi të ndarë? Reagon menaxheri

U aludua kohët e fundit për një ndarje të mundshme midis këngëtares tashmë të njohur botërisht Era Istrefit dhe menaxherit të saj Faton Shoshit pas një deklarate që kunati i saj Robert Berisha bëri, duke thënë se kontrata midis tyre tashmë kishte përfunduar.

Ky lajm erdhi menjëherë pasi këngëtarja e hitit ‘BonBon’ publikoi bashkëpunimin e saj me artistin amerikan French Montana, ‘No I love yous’, kënge të cilën Shoshi e shpërndau edhe në adresën e tij në Instagram.

Por sipas Gazetës Panorama ky lajm nuk është aspak i vërtet. Pasi ata kanë kontaktuar me menaxherin e njohur ai ka përgënjeshtruar lajmin e ndarjes.

“Nuk është asgjë e vërtetë nuk kam probleme me Erën” është shprehur ai,duke e lenë të nënkuptohet se marrëdhënia e tyre po vazhdon të jetë po e njëjta, dhe se së shpejti priten të sillen akoma më shumë hite nga ana e dyshes.

Burimi: Panorama Plus.