Nga Shqipëria / E Diel 10 Prill 2022, 11:11

Çfarë ndodhi? Arbër Hajdari bën për të qarë Roza Latin në emision

Arbër Hajdari ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Why Not”, ku mes të tjerash tregoi një histori prekëse të një familjeje në nevojë.

"Kemi qenë në Institut dhe kishim programuar një aktivitet me Blendi Fevziun në terren. Ishte ftohtë, dimër na ngeci një nga makinat. Zbritëm nga makinat dhe po zbrisnim ushqimet. Aty ishin disa kalamaj të vegjël. Gjatë kohës që ne po shkarkonim Blendi merr disa çokollata dhe ja shpërndan kalamajve. Ata filluan t’i hanin, vetëm njëri prej tyre nuk e hapi. Blendi e pyeti pse nuk e hapi dhe fëmija i tha që do ta hante më vonë. Ne e kaluam këtë situatë dhe filluam të shpërndanim ndihmat.

Kur shkuam te familja e fundit ishte një zonjë që kishte 3 fëmijë jetimë. Një ndër fëmijët ishte djali që nuk hapi çokollatën. Blendi i tha “po këtë djalin e takova qëparë, i dhashë një çokollatë por nuk i hante.” Nëna i tha “jo ky i ha çokollatat, por erdhi ta ndajë me motrën dhe vëllain e tij.” Kjo ishte një gjë që na goditi dhe ne që ishim aty sepse në realitetin që jetojmë sot shumë rrallë e shikon këtë", tregoi Arbri.

Historia në fjalë, por sidomos gjesti i vogëlushit emocionoi moderatoren Roza Lati, e cila nuk i mbajti dot lotët.