Në puntatën e sotme të “Përputhen” Astriti dhe Alesja u përballën me njëri-tjetrin, pas akuzave të Alesjas se konkurrenti e ka përdorur.

Përballja mes tyre shkoi si mos më keq, pasi Astriti tha se Alesja “e ka pështyrë”. Konkurrentja u shpreh se sipas saj, ai meritonte që ajo ta pështynte në fytyrë.

Astriti: Ti vërtet ishe pëlqimi im, unë për asnjë moment nuk të kam përdorur, unë të kam mbrojtur kur të gjithë të janë hedhur kundër. Kur ti thuash dikujt mashtrues ose të ndihesh e përdorur, duhet të kesh shumë fakte. Dhe pjesa e pështymës, e di kush pështyhet?
Alesja: Kush?
Astriti: Njerëzit më të ulët pështyhen.
Alesja: Dhe çfarë të duket vetja ty? Familja ime është ndjerë shumë keq. Po familja jote si është ndjerë?
Astriti: Ti the që përdore Alesjan për të bërë xheloze Rrushen.
Alesja: Ajo është gjëja më e paktë që mund të bëja, mund ta kontrolloja, por e meritoje për ta bërë në fytyrë.
Astriti: Po sikur të ta bëj unë ty?
Alesja: Nuk ke arsye. Si do ndiheshe ti të përdorja unë?
Astriti: Më ke përdorur.
Alesja: Nuk kam unë arsye të bëj xheloze shoqen time.
Astriti: Sa inat më vjen që të kam përballë. Nuk të shoh dot me sy. Ke bërë gjestin më të ulët.
Alesja: Do të çohesh se nuk ke argument. Çohu djalë i dashur.




