Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Prill 2022, 21:09

Edi Rama: Do legalizojmë edhe kanabisin për përdorim vetjak

Në një konferencë të mbajtur ditën e sotme kryeministri Edi Rama u shpreh se është i gatshëm të legalizojë kanabisin edhe për përdorim vetjak. Që kjo të ndodhë, Rama tha se duhet dëshira e popullit.

“Vitin tjetër do shtrojmë pyetjen, a doni të keni përdorimin vetjak, në atë gramaturën e vogël. Unë skam opinion. Tani, jemi shumë të qartë, nëse do të thonë shqiptarët që përdorimi personal të lejohet, na vjen keq për të gjallët që kanë vdekur, por do e bëjmë”, tha Rama.