Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lus i Vogël, Kavajë, ku një 75 vjeçare është gjetur e mbytur në një pus pranë banesës së saj.
E moshuara L.X është gjetur nga familjarët, teksa sipas policisë dyshohet se ajo është vetëhedhur në pus.
Njoftimi:
Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi: Abc News
