Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Prill 2022, 16:04

'Ju pëlqeu, s'ju pëlqeu...', Adelina Tahiri ka dy fjalë pas kritikave për bashkëshortin

Jeta private e Adelina Tahirit ka qenë gjithmonë shumë e komentuar, sidomos kur këngëtarja njoftoi se ishte martuar me biznesmenin maqedonas Serjoza Markov. Komentet vazhdojnë ende, edhe pse çifti tashmë janë të martuar prej 5 vitesh.

Prandaj Adelina ka vendosur t'i japë një përgjigje kritikave një herë e mirë.

Ajo ka postuar një foto të bashkëshortit, teksa të dy ndodhen në Monte Carlo dhe shkruan se ai është dashuria e saj.

"Ky është dashuria ime. Ju pëlqeu s'ju pëlqeu unë e dua", shkruan Adelina.