Modelja ruse Ariana Lirey ka përfunduar në spital pak ditë pasi konfirmoi ndarjen nga reperi shqiptar Don Xhoni. Ajo ka postuar një fotografi duke marrë serum në spital duke mos treguar më tej mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Ariana ishte së fundmi në vëmendje të mediave pasi konfirmoi publikisht ndarjen nga Don Xhoni.

“Përkushtimi që unë ta dhashë ty nuk krahasohet as me qentë më besnik. Tani mund të jesh krenarë për veten tënde”, shkruante ajo ndërsa reperi reagoi duke thënë se gjithçka mes tyre kishte marrë fund dhe kërkonte që të mos bënte rolin e viktimës.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i modeles, e cila theksonte se shumë shpejt do t’i dalë fytyra e vërtetë. “Ti je mësuar që të jesh i admiruar nga të gjithë, andaj qëndro me këtë. Ti bën muzikë të mirë, por do të hiqet maska e djalit të mirë.”, shkruante ajo.

Më pas modelja u pendua për këto fjalë ndaj reperit dhe reagoi sërish. “Edhe një herë them se as unë, as ai… nuk jemi të këqinj. U ndamë sepse jemi të ndryshëm. Ai është një njeri i mirë, ai është një muzikant i mirë, shok, vëlla, bir…por njerëzit janë të ndryshëm, dhe ne thjesht nuk shkuam mirë.”




