Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Prill 2022, 15:03

Rama njofton ndryshime në faturat e energjisë elektrike, kush preket

Kryeministri Rama ka konfirmuar sot gjatë Kongresit të PS-së ndërhyrjen në çmimin e energjisë elektrike për një fashë të konsumatorëve. Rama tha se 5% e konsumatorëve harxhojnë 25% të energjisë elektrike për abontët familjarë. Pra rrjedhimisht ata që harxhojnë shumë duhet që të paguajnë më shumë.

“Shumë shpejt do të vendosim një çmim tjetër të energjisë elektrike për ata që harxhojnë më shumë se sa masa tjetër e popullit sepse janë më të pasur. 5% e konsumatorëve që konsumojnë 25% të energjisë elektrike. Ne nuk mund të vazhdojmë t’i trajtojmë me të njëjtën përkujdesje siç bëjmë për pensionistët, për familjet e mësuesve, infemierëve, etj”, tha Rama.