Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Prill 2022, 15:03

“Kaluam 4 muaj të tmerrshëm” Gent Zenelaj tregon historinë e vështirë me bashkëshorten

Gent Zenelaj i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, ka zbuluar shumë momente nga jeta e tij private, përfshirë dhe fillimet e lidhjes me Aidën, që sot është bashkëshortja e tij dhe nëna e dy fëmijëve, Danielit dhe Arias.

"Mbaj mend edhe vendin ku e putha për herë të parë, ishim në maj të piramidës. Atëherë nuk kishte shumë vende si sot", u shpreh Zenelaj.

Ester Bylyku: Çdo çift ka uljet dhe ngritjet e veta. Për ju, cili ka qenë një nga momentet më të vështira?

Gent Zenelaj: Ditët që ne morëm diplomat në dorë, ajo iku në Gjirokastër dhe unë në Lezhë, ka qenë shumë e vështirë. Atëherë nuk kishim celular dhe lidhjen e mbajtëm me postë, rroftë Posta Shqiptare (qesh). Ajo akoma nuk i kishte thënë gjë prindërve, por një ditë i bëra një telefonatë dhe i thash: Bëhu gati, se do vij të të marr. Por ata kane qenë 4 muaj të tmerrshëm.