Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali përpara delegatëve socialistë në Kongresin e PS, deklaroi se Shqipëria e ka fituar luftën me kanabisin.
Sipas ministres, vendi ynë nuk është më në hartën e vendeve problematike prandaj qeveria do të nisë punën për legalizimin e kanabisit, pasi 61% e qytetarëve shqiptarë u shprehën pro.
“Luftën me bimët narkotike e kemi fituar. Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike. 61% shqiptarë janë dakord që vendi të kontrollohu kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Një qasje e tillë do të dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin. Ne do e dëgjojmë zërin e tyre dhe do të hapim një front të ri pune dhe duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomeni”, tha Spiropali.
Burimi: abc
