Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Filmit të Hollywood-it u mblodh këtë të premte për të diskutuar masat disiplinore kundrejt aktorit Will Smith, pasi ky i fundit goditi Chris Rock-un gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscars”.

Bordi vendosi që për një periudhë 10 vjeçare Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të Akademisë, për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve.

Pas këtij lajmi ka reaguar dhe aktori. “Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë", është shprehur ai në një deklaratë për “Page Six”.



