Nga Shqipëria / E Premte 8 Prill 2022, 22:10

Goditi me shuplakë Chris Rock, Akademia merr vendimin e rëndësishëm për Will Smith

Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Filmit të Hollywood-it është mbledhur këtë të premte për të diskutuar masat disiplinore kundrejt aktorit Will Smith, pasi ky i fundit goditi Chris Rock-un gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscars”.

Bordi ka vendosur që për një periudhë 10 vjeçare Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të Akademisë, për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve.

“Bordi ka vendosur që për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të Akademisë, personalisht ose virtualisht, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë. Ky veprim që ne po ndërmarrim sot në përgjigje të sjelljes së Will Smith është një hap drejt një qëllimi më të madh për të mbrojtur sigurinë e interpretuesve dhe të ftuarve tanë dhe rikthimin e besimit te Akademia. Ne gjithashtu shpresojmë se kjo mund të fillojë një kohë shërimi dhe restaurimi për të gjithë të përfshirët dhe të prekurit", ka thënë presidenti i Akademisë, David Rubin.