Kudo në rrjet po qarkullojnë lajme se Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë fejuar.

Këngëtarja është parë me një unazë diamanti në gisht, teksa po blinte mobilje me vajzën e saj 14-vjeçare, Emme, në Culver City, Los Angeles.

Kujtojmë se Jennifer dhe Ben u rikthyen me njëri-tjetrin përgjatë vitit 2021, pas rreth 17 vitesh të ndarë.
Burimi: Page Six




