Nga Shqipëria / E Premte 8 Prill 2022, 15:03

Bënë namin në 2020, Laura dhe Masimo rikthehen me '365 ditë 2', publikohet traileri

"365 Dni" (365 ditë) bëri namin në 2020 dhe tani ju japim lajmin e mirë se ky film erotik do të rikthehet këtë muaj. 

Netflix ka publikuar trailerin zyrtar për "365 Days: This Day", i cili do të shfaqet më 27 prill.

Filmi tregon historinë e Laurës e cila është e burgosur nga një mafioz sicilian i quajtur Massimo për 365 ditë, me qëllimin që ajo të dashurohet me të.

Filmi i dytë do të ndjekë Laurën dhe Massimon teksa ata tentojnë një marrëdhënie të vërtetë, ndërkohë që duhet të përballen me besnikërinë familjare të Massimos dhe një burrë misterioz dhe të pashëm që hyn në jetën e Laurës.

Traileri hapet me një ndryshim interesant roli, me Laurën që i thotë Massimos se do të bëjë çfarë të dojë ai. Çifti martohet dhe Laura ka një jetë të udhëhequr nën vëzhgimin e një gangsteri.

Laura shpejt fillon të afrohet me një burrë që punon për Massimon, që duket se është fillimi i një lloji trekëndëshi të ndërlikuar dashurie.

Është raportuar se ky film i ardhshëm është pjesa e dytë e një trilogjie dhe se është xhiruar së bashku me filmin e tretë.