Nga Shqipëria / E Premte 8 Prill 2022, 14:02

Feston sot 22-vjetorin, Don Xhon i bën vetes super dhuratë

Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, feston sot ditëlindjen. Reperi bën 22 vjeç dhe ky vit e ka gjetur plot suksese në karrierë. Me këtë rast ai i ka bërë vetes edhe një super dhuratë.

Reperi ka treguar se ka blerë një vilë. "Dhuratë vetes për ditëlindje. Vilë n'pandemi", shkruan Don Xhoni duke bërë realitet edhe fjalët që thotë në këngën "Unë foli i fundit".

Në ditëlindje reperi ka udhëtuar drejt Parisi me miqtë.

Kujtojmë që së fundmi ai ishte shumë i komentuar në media për ndarjen nga modelja ruse Ariana Lirey. Reperi tha se ka shumë respekt për të por çdo gjë e ka një fund.