I ftuar në "Opinion", kryeministri Rama shpjegoi përmes një filxhani faktin se përse u shkarkua Fierza. Rama tha se filxhani, pra baseni i HEC-it nuk mund të mbushej më shumë se sa lejohej pasi mund të shembej diga. Rrjedhimisht sipas tij, kur ka shumë prurje ose duhej derdhur uji duke hapur digat ose duhej shitur.

Për këtë arsye është shitur energji me çmim të lirë në kohët me shi dhe është blerë më shtrenjtë në kohëra të thata.

“Pse ne shesim energji më lirë se sa e blejmë? Sepse e shesim kur ka shumë reshje dhe ka shumë prodhim dhe duhet që ose ta shesim dhe ose ta derdhim ujin, kurse kur e blejmë e gjithë zona ka nevojë për energji dhe është e thatësirë gjithandej”, tha Rama në Opinion.
