Nga Shqipëria / E Premte 8 Prill 2022, 11:11

Sardi zbulon kuptimin e emrit djalit, ky personazh i njohur është kumbari

Në janar Dj i njohur shqiptar Sardi Shehu dhe partnerja e tij Jonisa Sinorukaj, u bënë prindër për herë të parë. Çifti e quajti djalin Zais Denzel, një emër ky shumë i veçantë. 

Në një intervistë për “Ditë e re” në RTV Ora, Sardi tha se Zays është emri i zgjedhur nga ai dhe partnerja, kurse Denzel është vendosur nga kumbari, Alesio Alia, modeli shqiptar që jeton në Australi.

“Atëherë nuni i djalit është Alesio Alia. Kemi pasur disa emra dhe duke parë sa i veçantë është zgjodhëm këtë: Zais Denzel. Nuk kishim zgjidhje tjetër, sepse babi Sardi, mami Jonisa, imagjino djali duhej një emër i veçantë. Kemi patur disa alternative, por zgjodhëm këtë sepse sikur s’ishte dëgjuar, nuk ishte përdorur më parë. Alesio i vuri Denzel, emrin e pagëzimit. Ne kishim qejf Zayn, pastaj Zays. Kishim shumë mendime. Kur na vinin emra sugjerime mendonim prit se kishim Zays dhe ishte unikë. Djali më ngjan mua", tha Sardi.