Nga Shqipëria / E Premte 8 Prill 2022, 10:10

Rama çohet nga karrigia, Fezviu e ndjek në studio me lekë në duar

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, i ka kthyer shpinën gazetarit Blendi Fevziu teksa ky i fundit ngrinte problematikat dhe pikëpyetjet për inceneratorët, vepra për të cilat SPAK ka arrestuar deri më tani ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të kësaj Ministrie dhe ish-deputetin e PS Alqi Bllako, si dhe disa persona të tjerë.

Kryeministri u ngrit nga tavolina dhe ka takuar publikun në studion e Opinion. Gjatë diskutimit të Ramës me një pensioniste, Fevziu nxorri nga xhepi 7 800 lekë duke thënë se ajo nuk mund të mbulonte asnjë shpenzim me ato para.

“Kaq para merr zonja z.Rama”, tha Fevziu duke ndjekur Ramën në studio me paratë në duar. Më pas, Rama e thirri pensionisten në studio duke e pyetur nëse e kishte marrë apo jo bonusin e rezistencës prej 3 mijë lekë, gjë që u konfirmua nga ajo.