Në puntatën e sotme të “Përputhen” u zhvillua takimi i Efit me Mevlanin, për të cilin Efi tha se do të ishte një takim sqarues. Mirëpo, gjërat nuk shkuan aspak mirë.

“Flit sikur flet mbrapa kamerave ose mos flit fare më”, i tha Efi, teksa Mevlani po i kujtonte disa momente. Konkurrentja u bezdis nga fakti që Mevlani sipas saj nuk po bënte një muhabet serioz dhe iu drejtua kameramanëve: Po nuk mundem më moj ti, nuk kam nerva më, po bën lojra fjalësh, nuk kam nerva për lojra fjalësh. Nuk po bën një muhabet serioz, dua muhabet serioz, nuk dua fare kështu muhabetesh.

Reagimi i Efit nuk i pëlqeu aspak Mevlanit. Pa thënë asnjë fjalë, konkurrenti hoqi mikrofonin dhe u largua nga takimi.
Efi: Hajt shnet, po shko m na le rehat





