Nga Shqipëria / E Enjte 7 Prill 2022, 17:05

'Po shikoja disa gjëra...', Bledi zbulon arsyen e vërtetë të largimit nga 'Përputhen'

Ish-konkurrenti i "PërPuthen", Bledi Beqiri u largua nga programi pak javë më parë. I ftuar së fundmi në "Natë me Aulonën", Bledi ka sqaruar më specifikisht arsyen e largimit të tij.

Ai tregoi se përveç arsyeve personale kishte edhe disa momente që e shtynë të largohej.

"Kam pasur edhe arsyet familjare që i kam shprehur edhe në program brenda, që ata i dinë. Po edhe kohët e fundit po shikoja disa gjëra që nuk po shkonin ashtu siç i kisha planifikuar unë, siç i kisha menduar unë. Janë disa momente aty ku më vjen keq ta them por kur të shohin që ti nuk je në rregull dhe nuk je mirë emocionalisht, të sulmojnë që të të nxjerrin nga vetja dhe më tepër të të ulin. Këto gjëra nuk më pëlqejnë  fare. Dhe thashë sa të dal dikushi që nuk jam, më mirë po largohem fare", tha Bledi.