Pak ditë më parë Kristi la programin e dashurisë “Love Story” në Tv Klan pasi të gjitha vajzat refuzuan që të dilnin në takime me të.

Mirëpo, ndonëse supozohej që ai të gjente dashurinë te një ndër konkurrentet, “Iconstyle” ka mësuar se Kristi është prej kohësh në një lidhje dashurie jashtë emisionit.

Vajza që i ka marrë zemrën quhet Entela dhe në rrjete sociale shfaqet shpesh me rrobat e Kristit.






