Nga Shqipëria / E Enjte 7 Prill 2022, 11:11

61% kërkuan legalizimin e kanabisit, Rama: Çfarë thonë qytetarët do të bëhet

61% e qytetarëve shqiptarë janë shprehur pro legalizimit të kanabisit, në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar. Kreu i qeverisë, Edi Rama publikoi sot rezultatet dhe tha se ajo që kanë kërkuar qytetarët do të realizohet.

“Ne do të procedojmë ashtu siç shprehen qytetarët, do të legalizojmë kanabisin, për përdorim mjekësor dhe do të hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike përveçse edhe rritje në aspektin teknologjik. Çfarë qytetarët kanë thënë ajo do të bëhet, nuk diskutohet”, tha Rama.