Ilda Bejleri padyshim është një nga prezantueset më simpatike të ekranit shqiptar dhe ndoshta të gjithëve na duket e pabesueshme se si ajo edhe pse pjesën më të madhe të kohës së saj e kalon duke intervistuar futbollistët, kurrë nuk ka krijuar një lidhje me ndonjë nga çunat e kombëtares.

Në një intervistë të dhënë në emisionin ‘Wake up’ mëngjesin e sotëm, Ilda e ka mohuar sërish që të ketë qenë në lidhje me ndonjë nga futbollistët shqiptar, duke thënë se për të nuk ka rëndësi fare fusha e punës dhe ka theksuar se personi që ajo do të ketë në krahë nuk do jetë me patjetër një futbollist.

“Unë jam shumë e thjeshtë në jetën e përditshme.. Nuk vë karrierën e dikujt të parën. E di që kjo ide ekziston për gjithë femrat e ekranit, nuk jam e vetmja. Shumica e futbollistëve në botë janë të lidhur me velina apo femra të ekanit dhe prandaj të gjithë kanë bindjen se unë duhet të lidhem me patjetër me një futbollist. Po e them edhe një herë që nuk jam e lidhur me një futbollist. Vazhdoj ta theksoj, po njerëzit s’heqin dorë. Nuk ka rëndësi fare fusha. Nuk duhet të jetë patjetër futbollist. Ka gjëra të tjera më të rëndësishme kur zgjedh njeriun e zemrës”, u shpreh ajo.

Ndërsa pyetjes se kush nga futbollistët i duket më simpatik, Ilda nuk ka nguruar të përgjigjet duke renditur dy çunat më simpatik të kësaj fushe.
“Eros Grezda është një djalë shumë simpatik, ngjan me një model. Nga prurjet e reja do të thoja Grezda” u shprehë moderatorja.

Ndërsa për djemtë të cilët nuk janë pjesë të kombëtares ajo parapëlqen : “ Jurgen Gjasula, që nuk është me kombëtaren por luan me Gjermanin. E çuditshme të shohësh një djalë aq të bukur nga Tirana, që është mes futbollit dhe modelingut” përfundoi Ilda.
Burimi: Revista Class.
