Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Prill 2022, 16:04

'Do ta votonit Bashën si president?', Berisha: A ka mundësi të mos bëni shaka?

Në deklaratën e dhënë për mediat pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit në selinë blu, Sali Berisha është pyetur ndër të tjera edhe për fjalët që po qarkullojnë se ish-kryetari Lulzim Basha mund të kandidohet për president.

Gazetarja: Do ta jepnit votën për Bashën President?

Me buzën në gaz, ish-kryeministri u tha gazetarëve: “ A ka mundësi të mos bëni shaka?”

Më pas shtoi se vetë Basha i ka mohuar zërat.

Burimi: abcnews.al