Një grua e moshuar në Kiev u ka ardhur në ndihmë ukrainasve duke u vjedhur ushtarëve rusë municionet. E moshuara ka vepruar teksa rusët ishin duke fjetur.
Ajo i fshehu armët dhe më vonë ua dorëzoi ushtarëve ukrainas, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke cituar një video të postuar në Telegram nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashenko.
Sipas agjencisë e moshuara tha se nuk kishte frikë kur ushtarët rusë hynë në fshatin e saj Peremocha, por vendosi t’i “çarmatoste” dhe t’ua dorëzonte municionet ushtarëve ukrainas kur ata mbërritën.
