Nga Shqipëria / E Martë 5 Prill 2022, 21:09

Hailey

Kudo në rrjet kanë qarkulluar së fundmi lajme se Justin dhe Hailey Bieber do të bëhen prindër për herë të parë. Kjo pasi modelja bukuroshe u shfaq në “Grammy 2022” e veshur me një fustan të gjerë, sikur të ishte duke fshehur shtatzëninë.

Teksa lajmet bëjnë xhiron e rrjetit, Hailey nuk ka qëndruar e heshtur. Ajo ka komentuar në një postim të “radaronline”, duke thënë që nuk është në pritje të ëmbël.

“Unë nuk jam shtatzënë. Më lini të qetë”, ka shkruar modelja.