Situata e përkeqësuar e motit dhe reshjet e dendura kanë bërë që Ministria e Arsimit të marri një vendim që lidhet me kryerjen e procesit mësimor. Ditën e nesërme mësimi nuk do të kryhet në të gjithë shkollat e vendit. Këtë lajm e ka dhënë vetë Ministria e Arsimit dhe Sportit në një deklaratë për mediat, ku lajmëroi se të gjitha shkollat do të qëndrojnë të mbyllura vetëm ditën e nesërme.

“Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar”, thuhet në njoftim.
Kjo ditë e humbur e mësimit do të zëvendësohet një ditë tjetër.

